Kushtet e Udhëtimit!

1. Udhëtarët janë të detyruar të gjenden në vendin e nisjes së Autobusit 30 minuta përpara nisjes.

2. Në rast se pasagjeri nuk paraqitet ditën e nisjes, humbet biletën.

3. Zotëruesit e biletave vajtje- ardhje me kthim të pa caktuar, duhet të caktojne datën e kthimit 2 ditë para udhëtimit.

4. Bileta nuk kthehet, mund të bëhet shtyrja e datës së udhëtimit në marrëveshje me agjensinë 2 ditë para skadencës së biletës.

5. Shoqëria nuk mban përgjegjësi në rast vonese për shkak të motit, kontrollit në dogane ose të ndonje shkaku tjetër që nuk varet drejtëpërdrejt nga Shoqëria ose personeli i saj.

6. Shoqëria nuk është e detyruar të çojë udhëtarët në vendet ose në atë pjesë rruge që nuk është shënuar në biletë.

7. Çdo udhëtar i cili paraqet ose mbart probleme shëndetsore ose gratë shtëzëna mbi 6- muajshe nuk këshillohet të udhëtojnë. Agjensia duhet ta informojë se udhëtimi është i gjatë dhe mund tja lëshojë biletën vetëm në rast se udhëtari deklaron se merr përsipër çdo përgjegjësi për një përkeqësim të mundshëm të gjëndjes shëndetsore. Në çdo rast Shoqëria nuk mban përgjegjësi për shëndetin në udhëtim,por siguron se do të angazhohet maksimalisht për të dhënë ndihmën e nevojshme me anë të personelit të vet apo me atë të ndihmës së shpejtë në çdo rast që do të paraqitet.

8. Shoqëria nuk mban asnjë përgjegjësi për bagazhet e udhëtarëve. Bagazhet dhe çdo send tjetër i udhëarit duhet të jetë nën mbikqyrje të plotë gjatë gjithë kohës së udhëtimit dhe ngarkim- shkarkimit.

9. Çdo udhëtar ka të drejtën për të patur gjatë udhëtimit jo më tepër se 2 valixhe dhe 1 çantë të vogël dore, për udhëtarët që kalojnë këtë limit do të bëhet tarifim i veçantë në varësi të peshës së bagazhit dhe volumit.

10. Udhëtarët duhet të jenë të paisur me dokumentat e nevojshëm për udhëtim të kërkuara nga Policia Kufitare dhe Autoritet Doganore. Në rast se Udhëtari nuk lejohet të kalojë pikën kufitare për një nga shkaqet paraqitura nga Autoritetet Kufitare, Shqëria nuk kthen asgjë nga shuma e paguar për biletën e udhëtimit.

11. Në rast se anullohet udhëtimi për shkak të shoqerisë, kthehet bileta e plotë.

12. Foshnjat deri në 2 vjeç udhëtojnë pa biletë, me kusht që nuk kanë vend të veçantë për tu ulur, dhe paguajnë vetëm taksën portuale.

13. Fëmijët 2-12 vjeç paguajnë 70% të biletës dhe gëzojnë të drejtën e vendit për tu ulur.

14. Tërriturit mbi 12 vjeç paguajnë biletë të plotë.

Ku ndodhemi

Shërbimet tona

M&B Lines
M&B Tours

Na kontaktoni

Rr. Iljaz Reka, L.4, Durrës, Albania
Adriatik Musaku
00355 697278670, 00355 686766100
00355 696840448
0039 3293164510, 0039 3881652209
0039 3421845240
mb.tavel@hotmail.com


© BV 2016